Web Analytics
E martë, 25 Nëntor, 2025
9.1 C
Pristina

A e dinit?, ky është emri i vërtet i banores superseksi Dolce

Një nga emrat që ka marrë më shumë vëmendje në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova 4 është padyshim Dolce.

Modelja atraktive, e komentuar për pamjen e saj joshëse dhe stilin provokues, u bë menjëherë një nga vajzat më të pëlqyera të këtij sezoni.

Për ju që nuk e dini emri i vërtet i Dolces është Dona.

Prej ditëve të para brenda shtëpisë, Dolce ka tërhequr vëmendjen e publikut, por edhe të një banori të veçantë: Eduard Kucit.

Mes tyre ka nisur një romancë e cila po zhvillohet live para syve të mijëra shikuesve, duke u kthyer në një nga historitë më të përfolura të BBVK4.

Por aventura e Donës nuk mbyllet në Prishtinë. Bukuroshja seksi pritet të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë.

Të premten, ajo do të transferohet në një reality show tjetër, këtë herë në Itali: “Grande Fratello”.

Ky pritet të jetë një bashkëpunim ndërkombëtar mes Kosovës dhe Italisë, që synon të sjellë personazhe nga dy tregjet televizive në një format të përbashkët.

Me pamjen e saj prej modeleje dhe karakterin e drejtpërdrejtë, Dolce duket gati të sfidojë publikun italian njësoj siç bëri me atë kosovar.

A do të shkëlqejë edhe në skenën ndërkombëtare? Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt: Dona “Dolce” po e jeton vitin e saj të madh. 💋📺🔥

Nga Rubrika