Seriali shumë i pëlqyer i tregimeve popullore “Nusja me Shkollë” vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e publikut me skenat interesante dhe personazhet e veçanta që tashmë janë kthyer në të preferuarit e shikuesve.
Një nga dyshet që po komentohet më së shumti janë aktorët Xhemaj Gerbeshi dhe Sanije Hyseni.
Në serial, Xhemaj Gerbeshi luan rolin e “Aga Xhemit”, ndërsa Sanije Hyseni interpreton rolin e “Sanies”, ku shfaqen si vjehërr dhe nuse, shkruan InfoKosova.
Por ajo që ka habitur shumë fansa është fakti se jashtë ekranit ata kanë një lidhje krejt tjetër familjare.
Në jetën e përditshme, Xhemaji dhe Sanija janë baba e vajzë, gjë që e bën edhe më interesant bashkëpunimin e tyre në serial.
Kimia dhe natyrshmëria që ata sjellin në skenat e përbashkëta duket se burojnë pikërisht nga raporti i afërt familjar që kanë edhe jashtë kamerave.
Publiku po i duartroket jo vetëm për interpretimin, por edhe për mënyrën se si po arrijnë të japin emocione reale në çdo episod.
“Nusja me Shkollë” vazhdon të mbetet ndër serialet më të ndjekura të momentit, duke sjellë humor, traditë dhe histori që lidhen ngushtë me jetën shqiptare./InfoKosova/