DJ PM ka dalë në skenë për të sqaruar situatën e tij sentimentale, pas zërave të shumtë që kanë qarkulluar në lidhje me jetën e tij private.
Në një kohë kur aludohet për një ndarje të mundshme nga Sarah Berisha, artisti ka vendosur të reagojë.
Spekulimet përfunduan në një pikë kulmore kur fansat e vërejtën se dyshja nuk ndiqet më njëri-tjetrin në Instagram. Ky veprim ka nxitur dyshime se lidhja e tyre, e cila ka zgjatur disa vite, mund të ketë marrë fund.
Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë zëra se DJ PM mund të ketë nisur një histori të re dashurie me prezantuesen Almedina Ismajli, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth jetës së tij personale.

Përmes një postimi në InstaStory, DJ PM ka vendosur të përgjigjet këtyre pretendimeve, duke mohuar çdo lidhje të re. Ai ka theksuar se këto informacione janë të pavërteta dhe se nuk ka asnjë lidhje me Almedina Ismajlin.
Artisti ka bërë thirrje për kujdes ndaj mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, duke kërkuar që të mos publikojnë informacione të paverifikuara për jetën e tij private. Ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë nëse spekulimet vazhdojnë.
Megjithatë, reagimi i tij është fokusuar kryesisht në thashethemet për Almedina Ismajlin, duke lënë të hapur pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me Sarah Berishën. Ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse janë ndarë apo jo.
Thashethemet për jetën e tij personale vazhdojnë të qarkullojnë në mediat rozë, ndërsa DJ PM ka theksuar se nuk do të lejojë që hamendësimet mbi jetën e tij private të paraqiten si fakte.