“A është normale kjo?”, Jonida Maliqi revoltohet publikisht dhe publikon videon

Jonida Maliqi ka ngritur shqetësimin publik për zhurmat e punimeve në orët e para të mëngjesit, përmes një story të publikuar në Instagram.

Këngëtarja ka ndarë një video ku shfaqen punime në një kantier ndërtimi pranë banesës së saj, ndërsa ora në ekran tregon 06:23 të mëngjesit.

E irrituar nga zhurmat që sipas saj nisën shumë herët, Jonida ka reaguar publikisht duke pyetur ndjekësit nëse një situatë e tillë është e lejueshme.

“Ja çfarë bëhet, ora 6 e mëngjesit dhe zgjohemi nga punimet. Është e lejueshme kjo?”, dëgjohet ajo të thotë në story, ndërsa më pas shton edhe një koment ironik: “Policia Bashkiake ku je?”

Nga Rubrika