A është rikthyer me ndonjë ish-partner? Amber tregon si është ndjerë kur e kanë ngacmuar vajza…

Eftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, Amber ka ndarë disa nga mendimet e saj më të thella rreth dashurisë dhe përvojave personale.

Gjatë një bisede të hapur me Mateo Borri, ajo është pyetur për marrëdhëniet e saj të kaluara, për ndjenjat që e kanë shoqëruar dhe për partnerin ideal që ajo kërkon në jetë.

Pjesë nga intervista:

Ke pasur ndonjëherë rikthim me ish-partnerët?

Jo, nuk kam pasur rikthim.

Pra, asnjëherë nuk ka ndodhur?

Ka pasur përpjekje, por asnjëherë nuk ka rezultuar në rikthim.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për dashurinë?

Unë besoj se të gjithë bëjnë sakrifica për dashuri. Ndoshta vendimi im për të jetuar në Shqipëri është një nga ato sakrifica, sepse mund të isha edhe jashtë vendit.

A ke përjetuar ndonjëherë ngacmime nga vajza?

Po, kam pasur përvoja të tilla.

Si e ke ndjerë këtë? Të ka bërë të ndihesh në siklet?

Jo, përkundrazi, është një ndjesi shumë e mirë.

Pra, të ka pëlqyer?

Po, sepse e di që qenia femërore është e brishtë dhe një ngacmim nga një femër është diçka shumë e bukur, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Nga Rubrika