A i ndau Françeska Brikenën dhe Mateon?

Rrjetet sociale janë të mbushura me thashetheme dhe spekulime rreth ndarjes së çiftit të njohur Brikena dhe Mateo, që u bënë të njohur në Big Brother VIP Albania 5.

Në këtë kontekst, emri i Franceska Rustem është përmendur shpesh si një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në këtë situatë, duke u akuzuar për xhelozi dhe për ndërhyrje në marrëdhënien e tyre.

Franceska, e cila ka qenë në qendër të këtyre akuzave, vendosi të flasë publikisht për të sqaruar situatën dhe për të hequr çdo dyshim.

Ajo shpjegoi se një video e postuar nga Brikena, e cila më pas u fshi, kishte shkaktuar shumë komente negative ndaj saj, duke e bërë situatën edhe më të komplikuar.

“Nuk e di pse Brikena e fshiu videon, por për mua është në rregull.

Ajo ishte në qendër të videos dhe unë isha thjesht një shikues. Të gjithë ata që më ndjekin dhe ndjekin Brikenën, kanë menduar se unë kam pasur një rol në ndarjen e tyre.

Dua ta sqaroj këtë situatë, nuk dua të lë hapësira për keqkuptime,” tha Franceska.

Ajo theksoi se nuk është tipi i njeriut që merret me jetën private të të tjerëve dhe se nuk ka asnjë arsye për të qenë xheloze. “Unë jam një njeri që më interesojnë punët e mia dhe dua të jem më e mira në atë që bëj.

E kam shumë xhan Brikenën, jo si Brikena e Mateos, por si vajzën që është,” shtoi ajo.

Pas kësaj situate, Brikena dhe Mateo do të jenë pjesë e ekipit të Top Arenës, emisioni që drejtohet nga Ed Manushi dhe Franceska Rustem.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur publiku ka ndjekur me interes historinë e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Mateo arriti në vendin e tretë në edicionin e pestë, ndërsa Brikena u largua një javë para finales. Marrëdhënia e tyre ishte një nga temat më të diskutuara të sezonit, por tani duket se ky kapitull ka përfunduar.

Franceska përfundoi duke thënë se ndoshta disa njerëz preferojnë të krijojnë trekëndësha imagjinarë, por ajo dëshiron të përqendrohet te puna dhe performanca e saj në studio.

Me praninë e tyre në ekipin e Top Arenës, emisioni pritet të ketë më shumë arsye për t’u ndjekur.

Nga Rubrika