Web Analytics
E martë, 11 Nëntor, 2025
9.4 C
Pristina

A jeni duke menduar për dikë tjetër? Shkaku dhe shenjat që tregojnë për këtë

Të mendosh për dikë tjetër përveç partnerit tënd është më e zakonshme sesa mendon.

A e ke ndjerë ndonjëherë se mendja e partnerit tënd është diku tjetër, veçanërisht gjatë momentëve të intimitetit? Kjo është një pyetje që shqetëson shumë njerëz dhe që meriton një vëmendje të veçantë.

Një studim i realizuar nga Superdrug Online Doctor zbulon se rreth 67 për qind e meshkujve besojnë se partneret e tyre mund të kenë fantazi seksuale për njerëz të tjerë.

Po ashtu, 74 për qind e femrave pranojnë se ndihen të njëjtë. Kjo tregon se mendimet për të tjerë janë një fenomen i zakonshëm në marrëdhënie.

Megjithatë, fakti që ndonjëherë mendon për dikë tjetër gjatë marrëdhënies nuk do të thotë se lidhja jote është e dënuar të përfundojë.

Në fakt, 4 nga 5 persona që pranojnë se fantazojnë, e vlerësojnë veten si të kënaqur ose shumë të kënaqur me partnerin e tyre, duke treguar se këto mendime nuk janë gjithmonë shenjë e problemeve.

Një studim tjetër tregon se ata që nuk fantazojnë fare janë më të kënaqur, me 60% që raportojnë se janë “shumë të kënaqur”, krahasuar me vetëm 35.4% të atyre që pranojnë se mendojnë për të tjerë.

Kjo na bën të mendojmë se ndjenjat e kënaqësisë janë të lidhura ngushtë me përqendrimin në partnerin aktual.

Sipas seksologes Julia Stein, ka gjashtë shenja që tregojnë se partneri mund të ketë mendjen diku tjetër gjatë marrëdhënieve.

Njëra prej tyre është shmangia e kontaktit me sy, e cila është një nga mënyrat më të forta për të qëndruar i pranishëm me partnerin.

Nëse ai ose ajo vazhdimisht shmang shikimin, mund të jetë një tregues se po imagjinon një skenar tjetër.

Një tjetër shenjë është largësia emocionale. Kur ngrohtësia emocionale zhduket, shpesh është shenjë që mendimet janë diku tjetër.

Pas aktit, nëse partneri nuk kërkon afeksion, nuk përqafohet, dhe tërhiqet shpejt, mund të jetë një sinjal alarmant.

Ndryshimi i energjisë në dhomë gjithashtu mund të tregojë se partneri përpiqet të kompensojë diçka.

Disa njerëz bëhen më agresivë ose më të distancuar për të ndarë aktin fizik nga lidhja emocionale, duke e bërë këtë një shenjë tjetër që mund të jetë duke menduar për dikë tjetër.

Nëse partneri yt duket se po ndjek një skenar të paramenduar, në vend që të reagojë natyrshëm, ka gjasa që të jetë duke përfytyruar dikë tjetër.

Një “quickie” është normale ndonjëherë, por nëse çdo herë ndodh kështu, është një flamur i kuq. Një person që është vërtet prezent dëshiron ta shijojë momentin, jo ta përfundojë sa më shpejt.

Nga Rubrika