A ju kujtohet?, Dj Bujaka vite më parë ka qenë pjesë e klipit të kësaj kënge të famshme (VIDEO)

Bujar Ajvazi, i njohur për publikun si Bujaka, është një emër që vazhdon të përmendet me nostalgji, sidomos nga ata që ndjekin muzikën shqiptare prej vitesh.

Llapjani karizmatik kishte lënë gjurmë që më herët, kur u bë pjesë e një prej klipeve më të njohura të kohës, shkruan InfoKosova.

Bujaka kishte marrë pjesë në klipin e këngës “Pikë në jetë”, një bashkëpunim i suksesshëm mes Etno Engjujt dhe Kaltrina Selimi.

Kjo këngë u shndërrua në një hit të madh dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot, duke mbetur një nga projektet më të dashura për publikun shqiptar.

Në atë klip, Bujaka ishte pjesë e skenave që i dhanë më shumë jetë dhe autenticitet projektit, duke reflektuar realitetin dhe emocionet që përcillte kënga.

Edhe pse nuk ishte në rolin e një artisti kryesor, prezenca e tij u vu re dhe u vlerësua nga fansat.

Vitet kanë kaluar, por kujtimet nga ajo kohë vazhdojnë të rikthehen shpesh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e risjellin në vëmendje klipin dhe personazhet që u bënë pjesë e tij.

Për Bujakën, kjo mbetet një eksperiencë e veçantë që e lidhi përjetësisht me një nga projektet më ikonike të muzikës shqiptare.

Sot, ai vazhdon të jetë një figurë e njohur në rrethin e tij, ndërsa historia e pjesëmarrjes në “Pikë në jetë” mbetet një kapitull interesant që e bën edhe më të veçantë rrugëtimin e tij./InfoKosova/

Nga Rubrika