A ka shtet për këta fëmijë që fëmijërinë po e kalojnë në semaforë?

Një pamje e hasur rastësisht në rrugë rikthen në vëmendje një realitet që vazhdon të jetë i pranishëm.

Disa fëmijë kalojnë ditën në semaforë, ku mes lojës dhe këngës përballen edhe me kushte që nuk i takojnë fëmijërisë.

Në mesin e kësaj skene, njëri prej fëmijëve u detyrua të kryente nevojat fiziologjike në rrugë, duke treguar mungesën e kushteve më elementare. Pamje të tilla ngrenë shqetësime për mirëqenien dhe mbrojtjen e tyre.

Çdo fëmijë meriton të ketë një fëmijëri të sigurt, çasje në arsim dhe kushte dinjitoze për t’u rritur.

Ndërkohë, mbeten të hapura pyetjet se kush mban përgjegjësi për këtë realitet dhe çfarë masash mund të ndërmerren për ta ndryshuar këtë realitet?/kosovarja

Nga Rubrika