Atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 ka arritur kulmin e debateve, por nuk mungojnë as lojërat e rrezikshme që testojnë emocionet e banorëve.
Së fundmi, DJ Gimbo ka qenë protagonist i një “rrengu” që ka lënë shumë pikëpyetje tek ndjekësit: A po ndjek ai strategjinë e Gjestit?
Në orët e fundit, DJ Gimbo ka inskenuar një largim të papritur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
I ndihmuar nga dy bashkëpunëtorët e tij, Mateo dhe Juela, ai ka organizuar çdo detaj për ta bërë largimin të dukej sa më real.
Pasi “përshëndet” dhe bën sikur kalon derën e madhe, DJ Gimbo në fakt është fshehur me shpejtësi pas banakut, duke qëndruar aty për të vëzhguar reagimet e shokëve të shtëpisë.
Reagimet e konkurrentëve nuk kanë munguar.
Nisur nga fakti që situata të ngjashme janë parë edhe më herët (si rasti i Gjestit), fansat në rrjetet sociale kanë filluar të komentojnë nëse ky është një veprim origjinal i DJ Gimbos apo një përpjekje për të marrë vëmendje përmes metodave të provuara.