Web Analytics

Adelina Tahiri dëshmitare e tmerrit në Dubai

Botuar nga: InfoKosova

Në Dubai, shirat filluan me rrëbesh, ndërsa erërat e forta çuan në anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë dhe shtëpia e linjës ajrore Emirates.

Aeroporti është kthyer në liqen, ndërsa janë përmbytur edhe hotele.

Shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe mbetën të mbyllura, ndërsa rrugët e përmbytura bënë që shumë njerëz mos të dilnin nga banesat e tyre për të shkuar në punë.

Në këtë kaos meteorologjik të Dubait, është gjendur edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, e cila edhe ka sjell xhirime nga atje./kosovarja

Shiko foton:

Të FUNDIT