Web Analytics

Kejvina bën një koment të papritur te postimi për lindjen e vajzës së Luizit dhe Kiarës

Botuar nga: InfoKosova

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë ndarë sot lajmin e lumtur për ardhjen e vajzës së tyre, të quajtur Luna Mari, në një postim të emocionuar në Instagram.

Reagimet e urimeve kanë ardhur nga të gjitha anët, duke përfshirë dhe fansat e tyre të shumtë.

Por, një koment në veçanti ka tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Ishte komenti i Kejvinës, një ish-banore e Big Brother VIP, e cila kishte ndjekur një rrugë konfliktuale me Luizin gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, që përfundoi me përjashtimin e saj.

“Waaaurimeeeeee…me jete te gjate princeshaaim crying”, shkroi Kejvina nën postimin e tyre, duke surprizuar disa fansa me këtë reagim të papritur.

Shiko foton:

Të FUNDIT