Google Chrome revolucionarizon përvojën e përdoruesve me AI në plotësimin automatik

Google po sjell një përditësim të rëndësishëm për shfletuesin e saj Chrome, i cili do të transformojë mënyrën se si përdoruesit plotësojnë formularët online, duke e bërë këtë proces më inteligjent dhe efikas falë inteligjencës artificiale (AI).

Ky version i ri i funksionit të plotësimit automatik do të lejojë përdoruesit të mbushin të dhënat në formularë duke shfrytëzuar informacionin e grumbulluar nga llogaritë e tyre në Gmail. Kjo do të thotë se përdoruesit do të kenë akses në të dhëna të rëndësishme pa pasur nevojë të kërkojnë manualisht për to.

Chrome do të jetë në gjendje të ofrojë të dhëna si numrat e konfirmimit të fluturimeve, informacionet për gjurmimin e dërgesave, numrat e porosive dhe adresat, të gjitha këto të nxjerra nga mesazhet elektronike të përdoruesve. Kjo do të thotë që çdo informacion i nevojshëm do të jetë në dorë, në momentin e duhur.

Ky përmirësim është pjesë e zgjerimit të funksionit Personal Intelligence të Google, i cili i lejon përdoruesit të lidhin aplikacionet e tyre me asistentin e inteligjencës artificiale Gemini. Kjo do të mundësojë kërkimin e informacionit të saktë dhe përgjigje për pyetje më komplekse.

Edhe pse duket si një përmirësim i vogël, ky opsion i ri ka potencialin të thjeshtojë ndjeshëm përvojën e përdoruesve në Chrome. Tani, ata nuk do të kenë më nevojë të hapin skeda të ndryshme për të gjetur informacionin e nevojshëm, pasi këto të dhëna do të shfaqen automatikisht gjatë plotësimit të formularëve.

Funksionaliteti i ri është i ngjashëm me një veçori që është e pranishme prej kohësh në pajisjet Apple, ku kodet e verifikimit të dërguara përmes SMS-ve njohin automatikisht dhe shfaqen mbi tastierë, duke lehtësuar futjen e tyre me një prekje.

Google ka siguruar se informacionet e ndjeshme do të jenë të enkriptuara, duke garantuar kështu sigurinë e të dhënave të përdoruesve. Përdoruesit do të kenë gjithashtu mundësinë të zgjedhin nëse dëshirojnë ta aktivizojnë këtë funksion të avancuar përmes cilësimeve të Chrome.

Shpërndarja e këtij funksioni ka filluar gradualisht në Shtetet e Bashkuara për përdoruesit e kompjuterëve dhe pajisjeve që operojnë me sistemet operative iOS dhe Android. Ai është i qasshëm për ata që përdorin Gemini në Chrome dhe kanë aktivizuar gjithashtu Personal Intelligence.

Nga Rubrika