Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, vazhdon të magjepsë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me postime që reflektojnë stilin dhe format e saj trupore mbresëlënëse.
Adelina, e njohur për paraqitjet e saj gjithmonë elegante, së fundmi ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram që tregojnë qartë se është në top formë.
Në këto imazhe, Tahiri shfaqet me një vetëbesim të spikatur, duke theksuar linjat e saj të përkryera trupore, gjë që ka bërë që fotot e saj të shpërndahen gjerësisht në internet.
Këngëtarja ka arritur të fitojë gjithmonë vëmendjen e publikut, jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me paraqitjet fizike.
Në përshkrimin e këtyre fotove, ajo ka shkruar një pjesë nga kënga e Luiz Ejllit dhe Ghetto Geasyt, që duket se ka zgjuar reagime pozitive nga ndjekësit e saj: “Kallxo zemër që je in, dridhe belin si puding. Ding ding ding ding ding ding”.
Me këtë, Adelina ka arritur të kombinojë muzikën me stilin, duke krijuar një tjetër moment ikonik në botën e showbizit shqiptar.
Adelina Tahiri mbetet një nga emrat më të fuqishëm në industrinë e argëtimit, e cila gjithmonë di të tërheqë vëmendjen e publikut me çdo postim apo projekt që realizon.
Shiko fotot: