Adelina Tahiri vesh fustanin më të bukur që keni pa ndonjëherë

Adelina Tahiri ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen e saj të fundit, duke u shfaqur me një nga fustanet më të bukura që është parë së fundmi.

E veshur me një fustan të bardhë, të dekoruar me trëndafila, Adelina ka reflektuar elegancë dhe finesë në çdo detaj. Dizajni romantik dhe ngjyrat e buta i kanë dhënë një pamje të veçantë, duke e bërë të duket si një personazh përrallor, shkruan InfoKosova.

Fotografitë e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ku fansat nuk kanë kursyer komplimentet për stilin dhe shijen e saj të veçantë në veshje.

Adelina Tahiri vazhdon të dëshmojë se është një nga ikonat e stilit, duke ditur gjithmonë si të shkëlqejë me paraqitjet e saj plot klas./InfoKosova/

Nga Rubrika