Web Analytics
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
-0.4 C
Pristina

Adelina Thaqi rrëfen momentin më të vështirë të jetës: “I kam lyer buzët dhe kam buzëqeshur, por…”

Adelina Thaqi, në një intervistë prekëse, ka hapur zemrën dhe ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Ajo ka folur për sëmundjen e bashkëshortit, duke treguar se si është përpjekur të qëndrojë e fortë edhe në çastet më të dhimbshme.

Adelina rrëfen se, edhe pse brenda saj po përjetonte dhimbje të madhe, i lyente buzët dhe buzëqeshte për t’i dhënë forcë njeriut të zemrës.

Sipas saj, bashkëshorti nuk ka qenë vetëm partneri i jetës, por edhe shoku, shoqja, motra dhe babai i saj. Ajo thekson se ai ka qenë një mbështetje e pakushtëzuar për të, në çdo moment të jetës.

Rrëfimi i saj ka prekur zemrat e shumë njerëzve, duke treguar forcën e dashurisë dhe sakrificës në kohët më të vështira./kosovarja

Nga Rubrika