Ndërkohë që zakonisht jemi mësuar të lexojmë për familjen Jashari në kontekstin e historisë dhe trashëgimisë së tyre, këtë herë lajmi vjen nga jeta e tyre private.
Adem Jashari i ri ka kurorëzuar dashurinë e tij, duke u fejuar në këtë fillim maji.
Lajmi u bë i ditur përmes profilit të tij në Instagram, ku Ademi ndau një moment të veçantë me ndjekësit.
Në fotografinë e publikuar, ai shfaqet mjaft elegant me një kostum të hapur e modern, ndërsa krah tij qëndron partnerja e veshur me një fustan të verdhë.
Fustani, i pasuruar me detaje të punuara nga dantella dhe gurë shkëlqyes, theksonte siluetën e saj duke sjellë një pamje të freskët pranverore.
Pa zgjedhur fjalë të tepruara, Ademi e ka shoqëruar postimin vetëm me mbishkrimin “Një ditë e bukur Maji – 04.05.2026”, bashkë me ikonat e një unaze dhe gotave që trokiten.
Ky vit duket se po rezulton të jetë i mbushur me gëzime familjare për Jasharajt.
Vetëm pak muaj më parë, në janar, u bë publike edhe fejesa e Hamzës së ri, duke treguar se djemtë e familjes po nisin kapituj të rinj në jetën e tyre.
Ndonëse jetën private e mbajnë përgjithësisht me diskrecion dhe larg syrit të mediave, këto momente të ndara me publikun dëshmojnë një periudhë plot festime për ta. /Prive By Liberta Spahiu