Sot Adriana Matoshi ka një arsye të veçantë për të festuar.
Vajza e saj Kaona, feston ditëlindjen, dhe aktorja e njohur ka bërë një urim tejet emocional, si vetëm një nënë mundet.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime e parë pa kushte.
Jam krenare për gjithçka që je dhe gjithçka që do të bëhesh. Ti je më shumë se e mrekullueshme.
Shëndeti, harmonia dhe sukseset po të presin,” ishin fjalët e Adrianës.
Një dedikim i mbushur me dashuri, që prek zemrat e ndjekësve dhe tregon lidhjen e fortë nënë e bijë.