Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka nisur sezonin e pushimeve, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga arratisja e saj verore.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Matoshi shfaqet duke shijuar ditët me diell pranë pishinës, ndërsa ka pozuar edhe me bikini, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Adriana duket se po shijon në maksimum ditët e pushimit, duke lënë pas angazhimet e përditshme dhe duke u fokusuar te relaksi dhe momentet e qeta të verës.
“Takim me Diellin”, ka shkruar përbri postimit./Indeksonline/
