Ajo tha po! Benardi i propozon Blertës në pushimet e përbashkëta

Një moment i veçantë ka ndodhur në jetën e dyshes së njohur shqiptare, Blerta Celaj dhe Bernard Lazri, që po e nisin një kapitull të ri të dashurisë së tyre!

Pas përfundimit të aventurës së tyre në platformën Andale, ata kanë vendosur të fokusohen në historinë e tyre të dashurisë, duke e ndarë këtë moment të rëndësishëm me ndjekësit e tyre.

Gjatë një udhëtimi romantik në ishullin e bukur të Milosit në Greqi, Bernardi ka bërë një propozim të papritur për martesë, duke shënuar kështu një fillim të ri për ta si çift.

Ky moment emocionues u bë publik nga vetë Blerta përmes një postimi në TikTok, ku ata shfaqen shumë të afërt dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Pikërisht në plazhin e njohur të Sarakinikos, i njohur për peizazhet e tij unike dhe shkëmbinjtë e bardhë, ata kanë ndarë këtë moment të veçantë.

Emocionet ishin në kulmin e tyre, dhe Blerta nuk ka hezituar të shprehë lumturinë e saj, duke e quajtur veten “vajza më me fat në botë” në përshkrimin e videos që u bë menjëherë virale.

Një urim i madh për çiftin në këtë moment të veçantë!

Nga Rubrika