Aksidenti i frikshëm në Trudë: Një person në kërkim të ndihmës mjekësore

Sot, në mesditë, ka ndodhur një aksident i frikshëm në autostradën që lidh Mazgitin me Trudën, ku një automjet ka qenë i përfshirë në një vetaksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për Gazetën Sinjali se ngjarja ka sjellë pasoja, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Policia e Kosovës ka marrë informacionin për aksidentin dhe menjëherë ka dërguar njësinë për kontroll në autostradë. Aty është konstatuar se një veturë ka qenë e përfshirë në një aksident. Sipas të dhënave, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njësia po heton rrethanat e ngjarjes,” tha Hoxha.

Statistikat alarmuese të policisë tregojnë se deri tani, 79 jetë janë humbur në aksidente rrugore këtë vit.

Hoxha theksoi se numri i aksidenteve fatale është shqetësues, me një pjesë të madhe të tyre që janë vetaksidente. “Gjatë periudhës Janar-Gusht 2026, 79 persona kanë humbur jetën në aksidente, prej të cilëve 44 ishin shoferë. Nga 74 aksidente fatale, 22 ishin vetaksidente,” deklaroi ai.

Me këtë bilanc tragjik, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në rrugë, duke kërkuar nga shoferët që të respektojnë kufizimin e shpejtësisë.

“Ne kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos shoferët, të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet që shpesh përfundojnë me pasoja fatale. Policia po punon intensivisht për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aksidentet,” përfundoi Hoxha.

Nga Rubrika