Pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Xhodi Skura ka tërhequr vëmendjen e mediave për një lidhje të mundshme me ish-banorin Krist Aliaj Dragot.
Thashethemet për këtë romancë filluan të qarkullojnë pasi dyshja shpesh ndante foto nga të njëjtat vende, megjithatë asnjëherë nuk u shfaqën së bashku në të njëjtin kuadër, duke injoruar vazhdimisht zërat për një lidhje.
Por heshtja e tyre duket se ka marrë fund mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”, ku Xhodi u pyet drejtpërdrejt për marrëdhënien me Kristin.
Gjatë intervistës, ajo dha një përgjigje që konfirmoi dyshimet e publikut, por mbeti e rezervuar për detajet e tjera. “Përderisa është përfolur kaq shumë, diçka zihet aty,” tha ajo me një buzëqeshje.
Modelja theksoi se, pavarësisht se është pjesë e televizionit, dëshiron të mbajë jetën e saj private të rezervuar. “Unë dua të rezervohem shumë për jetën time. Normalisht nuk kam nga shkoj, përderisa jam bërë pjesë e televizionit dhe e showbizit…”
“Por të them të drejtën, edhe mami më ka thënë që ‘ruaje më shumë dashurinë për veten tënde’, se në fund të ditës publikut mund t’i japësh një entuziazëm të momentit, por ajo që është, është e jotja.”
Xhodi shpjegoi se dëshiron ta ruajë këtë pjesë të jetës së saj si një gjë personale, duke pritur momentin e duhur për ta ndarë me publikun. Ajo theksoi se dëshiron që kur të flasë për partnerin e saj, të jetë një vendim i saj i lirë.
Ndërkohë, ajo përshkroi edhe tiparet e partnerit ideal, duke theksuar se ai duhet ta dojë atë në të gjitha momentet, sidomos në ato më të vështira. E pyetur për preferencat e saj, ajo u përgjigj me humor nëse do e preferonte partnerin me flokë të gjata apo të shkurtra, duke thënë: “E dua tullac!”, gjë që shkaktoi të qeshura në studio.
Me këtë deklaratë, Xhodi ka arritur të ngjallë më shumë kureshtje rreth marrëdhënies së saj me Kristin, duke lënë publikun të spekulojë për të ardhmen e tyre.
[[M1]]
[[M2]]