Aktorja turke Afra Saraçoğlu ndalohet në aeroport: Hetimi për lëndë narkotike trondit botën e shoubizit

Aktorja e njohur turke, Afra Saraçoğlu, është ndaluar nga autoritetet në aeroportin e Stambollit sapo është kthyer në vendin e saj, në kuadër të një hetimi të gjerë që ka tronditur industrinë e shoubizit turk. Ky hetim, i drejtuar nga Kryeprokuroria e Bakırköy-it, ka rezultuar në lëshimin e 24 urdhër-arresteve, ndërsa deri tani janë shoqëruar 21 persona.

Saraçoğlu, e cila kishte udhëtuar jashtë vendit për një angazhim profesional, kishte shprehur dëshirën për të kthyer sa më shpejt në Turqi për të bashkëpunuar me autoritetet. Pas mbërritjes së saj, ajo është marrë në pyetje nga policia për të ofruar dëshminë e saj lidhur me akuzat që po hetohen.

Hetimi, i cili ka përfshirë aksione të shumta nga Komanda e Xhandarmërisë së Stambollit, ka zbuluar emra të njohur të industrisë së argëtimit, përfshirë aktorët Aras Bulut İynemli, Melis Sezen dhe Nilperi Şahinkaya, si dhe figura të tjera publike si reperi Sefo dhe ish-futbollisti Hasan Şaş.

Pas përfundimit të procedurave në Institutin e Mjekësisë Ligjore, 10 nga të ndaluarit janë liruar, ndërsa dy persona, Sayat Zurnacı dhe Aytaç Kart, janë dërguar në paraburgim me vendim gjykate. Ndërkohë, disa të tjerë, përfshirë Muhammet Kahyaoğlu dhe Hasan Şaş, janë liruar nën masa të kontrollit gjyqësor.

Hetimi i dytë përfshin akuza të rënda, përveç përdorimit të lëndëve narkotike, si shkelje e konfidencialitetit të jetës private, shantazh dhe ndërmjetësim në prostitucion. Të gjithë të dyshuarit janë nënshtruar kontrolleve mjekësore në spitalin “Seyrantepe Hamidiye Etfal” para se të përballen me drejtësinë.

Hape postimin origjinal

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika