Web Analytics
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
8.8 C
Pristina

Alaudin Hamiti e nis keq këtë vitë Big Brother VIP Kosova 4

E premtja, një ditë e njohur për ngjarjet e mëdha televizive, ka sjellë një valë thashethemesh në rrjetet sociale: A do të nisë “Big Brother VIP Kosova 4” sonte?

Spektakli më i ndjekur në vend po përflitet për një rikthim, por pas kësaj ngjarjeje fshihet një keqkuptim i madh që ka tronditur fansat e formatit.

Shkaku i këtij alarmi të rremë është një video e moderatorit Alaudin Hamiti, e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në mënyrë të shpejtë dhe të papritur.

Megjithatë, pas një hetimi të shpejtë, rezulton se kjo video nuk është aspak e re, por i përket edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Pra, çdo lidhje me nisjen e sezonit të katërt sonte është e pavërtetë dhe e bazuar në një informacion të pasaktë.

Për të gjithë ata që presin me padurim rikthimin e formatit, do të duhet të tregojnë më shumë durim, pasi data zyrtare e nisjes ende nuk është konfirmuar.

Megjithatë, burime të afërta me prodhimin kanë lënë të kuptohet se pritja po i vjen fundit, dhe se rikthimi i “Big Brother VIP Kosova” është më afër se kurrë.

Nga Rubrika