Spektakli i sotëm “Prime” i Big Brother VIP Kosova pritet të jetë një nga më të fortët e këtij sezoni.
Moderatori Alaudin Hamiti ka ndezur rrjetin pak minuta para nisjes, duke paralajmëruar një natë plot ritëm, por burime të sigurta bëjnë me dije se loja do të bëhet edhe më e ashpër me një hyrje të re.
Remzije dhe Nexhat Osmani në shtëpi – Surpriza e madhe për Londrimin
Alaudin Hamiti ka konfirmuar përmes Instagramit se të ftuarit specialë të mbrëmjes janë dyshja e pandarë, Remzije dhe Nexhat Osmani.
Postimi i tij me mbishkrimin “Flakë, lot, emocione, RemzoPop” lë të kuptohet se atmosfera do të jetë elektrizuese.
Kjo hyrje pritet të jetë “qershia mbi tortë” sidomos për banorin Londrimi.
Prej kohësh, ai e ka kthyer këngëtaren në një temë diskutimi brenda shtëpisë, duke shprehur hapur simpatinë për muzikën e saj.
Nga batutat e deri te këngët e kënduara prej tij, Remzija ka qenë prezente “shpirtërisht” në shtëpi, por sonte Londrimi do të ketë shansin ta takojë idhullin e tij ballë për ballë.
Hyrje e re: Kush do t’i trazojë ujërat sonte?
Por surprizat nuk mbarojnë vetëm me muzikë dhe festë.
Është tashmë e sigurt se shtëpisë më të famshme në Kosovë do t’i shtohet një banor/e.
Në një moment kur aleancat janë forcuar dhe debatet janë nxehur, hyrja e një konkurrenti të ri pritet të prishë ekuilibrat dhe të krijojë dinamika të panjohura më parë.
A do të jetë ky banor një aleat për grupet ekzistuese apo një “ujk i vetmuar” që vjen për fitore?
Na mbetet të presim nisjen e spektaklit për të zbuluar emrin e ri dhe reagimin epik të Londrimit! /Prive
