Një intervistë e fundit e Limit me Françeska Rustemin ka rikthyer në vëmendje historinë e dashurisë mes tij dhe Albës, por këtë herë, ajo duket e vendosur të zbulojë çdo detaj të saj!
Pas deklaratave të Limit, i cili e paraqiti raportin e tyre si një shfaqje për kamerat, Alba ka filluar të publikojë biseda private nga muaji mars, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.
Mesazhet e ndjera, si “ma ke kop zemrën”, që mendohet se i ka dërguar Limi Albës, telefonatat e njëpasnjëshme dhe pretendimet se ai kishte tentuar ta kontaktonte sërish vetëm një muaj më parë, janë vetëm fillimi i një historie më të thellë.
Por, duket se ajo që kemi parë deri tani është thjesht maja e ajsbergut! Alba ka paralajmëruar se mund të publikojë edhe materiale të tjera, që sipas saj përfshijnë përgjërimet dhe të qarat e Limit.
Vetëm pak minuta më vonë, ajo iu rikthye sërish ish-partnerit me një reagim thumbues, duke e bërë situatën edhe më interesante.
Alba thekson se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se çdo material që mund të publikohet kundër saj nuk do të ndryshonte realitetin që ajo tashmë e ka pranuar publikisht.
Ajo e paraqet veten si palën e sinqertë në këtë histori, duke lënë të kuptohet se Limi po përpiqet të fshehë një të vërtetë tjetër dhe se herët a vonë mund të dalë në bllof.
Mbetet të shihet nëse kjo dramë që vazhdon prej muajsh do ta ketë më në fund një fund, apo nëse gjithë këto paralajmërime janë vetëm hyrja e episodit të radhës. /Prive By LS