Çfarë ndodh kur ndjenjat e thella përplasen me realitetin e përditshëm? Kjo është pyetja që Alba ka përballë në Darkën e të Nominuarve, ku ajo ka folur hapur për ndjenjat e saj në lidhje me raportin e Limit dhe Dolcen.
Ajo ka shprehur se ndihet e shkatërruar dhe se është e vështirë për të t’i shohë ata bashkë.
Kjo situatë ka shkaktuar një valë emocionalesh, duke e bërë të qartë se ndjenjat e saj janë të thella dhe të vështira për t’u menaxhuar.
“Unë nuk e mohoj ndjesinë time, ndihem e shkatërruar totalisht, nuk është e lehtë që t’i shoh at vazhdimisht në shtëpi”, ka thënë Alba, duke theksuar se kjo situatë e ka prekur thellë.
Alba sonte në Darkën e të Nominuarve ka “plasur bombën”, duke thënë se ka diçka me Dolcen.
Ajo tha se Dolce duhet të jetë e përgatitur për këtë gjë.
“Unë kam diçka me Dolcën, ia kam shprehur Dolces, mbaje mend si moment, por kjo ka lidhje vetëm me raportin Alba-Dolce.
“Vetëm e di që i them Dolces le të jetë e përgatitur në lidhje me këtë gjë”, u shpreh banorja e BBVK-së.