Alba Pollozhani, e njohur për pjesëmarrjen e saj në "Ferma VIP 2" dhe "Big Brother VIP Kosova 4", ka bërë një thirrje të fuqishme për bashkim dhe veprim në një postim të fundit në Instagram. E njohur për karakterin e saj energjik, Alba i ka ndarë mendimet e saj mbi rëndësinë e bashkimit të institucioneve dhe policisë me protestuesit për të parë një ndryshim real në vend.
Në postimin e saj, Alba nënvizon se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe pa dhunë, duke e cilësuar si mënyrën më të mirë për të sjellë ndryshim. Ajo fton shqiptarët të marshojnë në dy orientime strategjike: para kryeministrisë dhe ambasadave, për të pasur një zë më të fortë në këtë proces.
Mesazhi i saj thekson gjithashtu rëndësinë e mosbesimit ndaj fytyrave që rastësisht bëhen viralë në media dhe që pretendojnë se përfaqësojnë rininë. Ajo apelon që njerëzit të jenë të vëmendshëm ndaj figurave të tilla të cilat mund të mos kenë qëllimet më të mira.
"Protesta nuk ka 1,2,3 përfaqësues", shprehet Alba në përfundim të postimit të saj, duke theksuar se të gjithë duhet të jenë zëri i protestës. Mesazhi i saj është një thirrje për unitet dhe veprim të përbashkët, duke inkurajuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë aktive në shoqëri për të sjellë ndryshime pozitive. /InfoKosova/
