Alba Pollozhani reagon ndaj shitjes së Kuranit: Një praktikë e papranueshme

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba Pollozhani, ka shprehur një reagim të fortë përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur e befasuar nga një situatë alarmante që ka të bëjë me shitjen e Kuranit në disa komuna shqiptare me shumicë myslimane.

Alba ka ndarë mendimet e saj përmes disa postimeve në “InstaStory”, ku ka theksuar se është e papranueshme që në disa xhami nuk gjendet Kuran, ndërsa ai është i disponueshëm për blerje në librari. Kjo situatë e ka lënë atë të habitur dhe të shqetësuar.

“Sot kam marrë vesh budallallëkun numër një edhe jam befasuar. Mora vesh që në disa komuna shqiptare myslimane, Kuran nuk mund të gjesh nëpër xhami, por i gjeni në libraritë e shqiptarëve myslimanë që po e shesin Kuranin me lekë”, ka shkruar Pollozhani.

Ajo ka kritikuar ashpër këtë praktikë, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë të vlerave fetare dhe si një përdorim të papranueshëm të fjalëve të Zotit për përfitime materiale. Alba shpreh indinjatën e saj për këtë fenomen që po ndodh në komunitet.

“Turp edhe haram për gjithë ju shqiptarët myslimanë që i keni marrë fjalët e Zotit t’i përdorni për biznes! Edhe turp edhe haram edhe gjithë ju xhamitë dhe sistemi i gjithë pjesës së fesë myslimane që po e lejoni këtë fenomen që të ndodhë!”, ka deklaruar ajo.

Me një ton të fortë, Alba ka bërë thirrje për veprim nga ana e institucioneve dhe liderëve të komunitetit fetar, duke kërkuar që të ndalojnë këtë praktikë të dëmshme. Ajo thekson se është e nevojshme që të ruhet integriteti i fesë dhe të mos lejohet që Kuran të shitet si një produkt tregtar.

“Vazhdoni akoma lejojeni këtë fenomen që njerëzit të blejnë Kuranin me para dhe t’i tregoni botës që feja myslimane, fjalët e Zotit qenkan biznes. Turp t’ju vijë për haramin që bëni!”, ka shkruar ish-banorja.

Alba gjithashtu ka theksuar se ata që mbajnë pozita të rëndësishme në komunitetin fetar duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në veprimet e tyre, sidomos nëse dëshirojnë të tërheqin më shumë besimtarë në fenë islame.

“Dhe prisni ju që të tërheqni sa më shumë njerëz në fenë myslimane sepse feja myslimane është më e pastër, po pikërisht ju që jeni në pozita duhet të jeni më të kujdesshëm që të mos lejoni këtë fenomen, që njerëzit të mendojnë se fjalët e Zotit janë para edhe janë biznes! Nuk ka pastërti aty, aty ka vetëm haram nga ana juaj!”, ka përfunduar Alba.

Në një postim të mëtejshëm, ajo ka reaguar edhe ndaj një individi që, sipas saj, është ndjerë i prekur nga qëndrimi i saj. Alba argumenton se një mysliman i devotshëm duhet ta kuptojë se risku është i caktuar nga Zoti dhe se përfitimi financiar nuk duhet të lidhet me shitjen e Kuranit.

“Edhe i paska ngelur hatri një myslimani të devotshëm që ka Kuran në dorë dhe me bën lekë nga Kurani, por një mysliman i pastër e di shumë mirë që Zoti e ka caktuar riskun për të gjithë. Nuk ka ngelur risku në këtë jetë për me fitu para nëpërmjet Kuranit”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba kishte shprehur dëshirën për të vendosur shaminë, një deklaratë që kishte tërhequr vëmendjen e publikut dhe kishte ngjallur reagime të shumta. Ajo kishte theksuar se kjo ishte një dëshirë personale dhe një pjesë e një rrugëtimi të saj shpirtëror.

Alba kishte sqaruar se ishte konsultuar me njerëz të ditur të fesë, të cilët e kishin këshilluar që këtë proces ta ndiqte gradualisht, duke theksuar se vendosja e shamisë kërkon përgatitje të brendshme, durim dhe përkushtim.

Me reagimin e saj të fundit, Alba ka rikthyer në vëmendje raportin e saj me fenë, ndërsa deklaratat e saj pritet të ngjallin diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Nga Rubrika