Banorja e formatit gjigant, Big Brother VIP Kosova 4, Alba, është ankuar te Getoari për sjelljen e konkurrentëve të tjerë.
Ajo ka akuzuar të tjerët se po bëjnë lojëra kundër saj, dhe sipas saj, merren vesh edhe me sy për t’ia degraduar muhabetin asaj.
“Kur e pash situatën, nuk më rrihet më.
Nuk më rrihet”, u shpreh ajo, derisa po qante.
Nga ana tjetër, Getoari e ka ngushëlluar Albën, duke i thënë se është vajzë shumë e mirë.