Albana Osmani shpreh dëshirën për një bashkëpunim me Ledion Liçon në Big Brother

Albana Osmani ka hedhur dritë mbi mundësinë e rikthimit të saj në botën e “Big Brother”, duke shprehur një dëshirë të veçantë për të bashkëpunuar me Ledion Liçon. Gjatë një intervistë në programin “Se Luan Topi”, moderatorja zbuloi se ka një lidhje të fortë me këtë format dhe me kolegun e saj.

Kur u pyet nëse do të ishte e gatshme të drejtonte sërish “Big Brother VIP Fan Club”, Osmani ndau mendimet e saj për këtë eksperiencë të kaluar. Ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në disa edicione të këtij formati dhe e përmendi atë si një aventurë të veçantë që e ka pasuruar profesionalisht.

“Kam prezantuar 4-5 edicione të ‘Fan Club’. Ka qenë një aventurë shumë e veçantë, jam kënaqur. A do ta bëja përsëri? Nuk më pëlqen të kaloj në eksperienca që kam kaluar më parë,” tha ajo.

Megjithatë, diskutimi mori një kthesë interesante kur emri i Ledion Liços u përmend. Osmani shprehu vlerësimin e saj për punën e tij dhe theksoi se, përtej miqësisë së gjatë, e sheh atë si një nga moderatorët më të talentuar në industrinë e televizionit.

“Unë kam ndjekur Ledionin dhe e çmoj shumë si një nga moderatorët më të mirë, jo se është miku im prej 20 vjetësh,” theksoi ajo.

Kur u pyet për një mundësi bashkëpunimi, Albana nuk dha një përgjigje të qartë, por la të hapur mundësinë për të punuar së bashku në të ardhmen. Ajo shprehu dëshirën për të qenë pranë tij në një projekt të ri, duke e vlerësuar atë si një profesionist të besueshëm.

“Nuk e di, ndoshta… ku mund të isha diku pranë tij. Do të doja të bashkëpunoja me Ledionin, sepse i besoj profesionalisht dhe i besoj integritetit të tij si një burrë sot,” deklaroi moderatorja.

Me përgatitjet që po bëhen për edicionin e ri të reality show-t, mbetet për t’u parë nëse dëshira e Albana Osmani do të realizohet dhe nëse ajo do të ketë mundësinë të rikthehet në ekran në një rol të ri dhe emocionues.

Nga Rubrika