E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ndau me publikun ndikimin e ndarjes nga ish-bashkëshorti dhe si ka evoluar marrëdhënia e tyre me kalimin e kohës.
Ajo e pranoi se vitet e para pas divorcit ishin të vështira, duke ndjerë një urrejtje të thellë për ish-bashkëshortin, të cilin e akuzonte se i kishte marrë vite të çmuara nga jeta. Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo ka arritur të shohë gjërat ndryshe dhe tani ata janë bërë miq të ngushtë.
“Sot jemi miq shumë të mirë”, theksoi Albëria, duke e bërë të qartë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një fazë më të shëndetshme. Luizi e pyeti nëse ata takohen për ngjarje të veçanta, si ditëlindjet e vajzave, dhe ajo konfirmoi se kjo ndodh rregullisht.
“Ai është flori, është djalë shumë i mirë”, tha ajo me admirim për ish-bashkëshortin. Kur u pyet nëse ai ka shprehur dëshirën për të rikthyer marrëdhënien, Albëria u shpreh se nuk e di, por e përshkroi atë si një person të miqësor.
Luizi e kujtoi se për një periudhë të gjatë, Albëria kishte ndjerë urrejtje ndaj tij, duke pranuar se e kishte urryer për shkak të humbjes së viteve të saj. Ajo e pranoi se ndjenja e urrejtjes kishte qenë e fortë, por tani ka arritur të shohë përtej asaj periudhe të errët.
Albërie theksoi rëndësinë e kontrollit të jetës personale, duke inkurajuar çdo vajzë të marrë vendime për veten dhe të mos lejojë që të tjerët t’i diktojnë rrugën e saj. Sipas saj, është thelbësore të ndihet mirë me vetveten, pavarësisht komenteve të jashtme.
“Unë sot jam si pasha, njerëzit le të flasin”, deklaroi ajo, duke shprehur besimin e saj në vlerat personale dhe zgjedhjet e saj.
Gjatë bisedës, Luizi e pyeti nëse ka menduar të gjejë një partner të ri. Albëria e ndau një shprehje të gjyshit të saj: “Për grua, burrë dhe autobus, kurrë mos prit, se ka boll.” Ajo shtoi se Zoti e ka krijuar njeriun për të pasur një partner në jetë, duke theksuar se nevojat biologjike mbeten të pranishme në çdo moshë.