Një nga çiftet më të ndjekur dhe më të dashur të rrjeteve sociale, Alisa dhe Urimi, kanë ndarë një lajm jashtëzakonisht të bukur me ndjekësit e tyre.
Dyshja simpatike ka nisur zyrtarisht ndërtimin e folesë së tyre të re të përbashkët në Kosovë, duke kurorëzuar kështu një nga ëndrrat e tyre më të mëdha.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, çifti shfaqet përpara strukturës së shtëpisë e cila është ende në hapat e para të ndërtimit.
Çifti duket se po shijojnë çdo moment të këtij hapi të rëndësishëm.
Për të shprehur lumturinë e këtij momenti, Alisa ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër por plot kuptim krahas fotos: “Më pickoni” duke treguar se ky sukses i ngjan një ëndrre të bërë realitet.
Ky investim dhe ky kapitull i ri në jetën e Alisës dhe Urimit vërteton edhe një herë se përtej vëmendjes në botën virtuale, ata po punojnë fort për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe një shtëpi të tyre në vendlindje. /Prive By Liberta Spahiu