Çifti shumë i dashur i rrjeteve sociale, Alisa dhe Urimi, këto ditë po kalojnë disa momente mjaft të bukura në Kosovë.
Gjatë këtij qëndrimi, dyshja ka festuar një datë shumë të rëndësishme dhe të veçantë për familjen e tyre.
Alisa ka zgjedhur që ta urojë publikisht vjehrrën e saj me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një portret shumë të ngrohtë familjar, ku shfaqet krah Urimit dhe nënës së tij.
Në foton ku të tre shfaqen plot stil dhe shumë të buzëqeshur, vëmendjen e merr dedikimi i nuses për vjehrrën.
“Gëzuar ditëlindjen. Gjithmonë e lumtur e me shëndet! Të duam shumë zemra jonë,” ka shkruar Alisa krahas imazhit, duke shtuar edhe një zemër të kuqe për të treguar dashurinë e madhe që kanë për të. /Prive By Liberta Spahiu
