Aktorja, modelja dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Almeda Abazi, ka treguar se për disa muaj do të jetë në Tiranë.
Ajo theksoi në një postim të ri se është duke punuar në një projekt të ri, por pa dhënë detaje të mëtutjeshme.
Megjithatë, artistja ka kërkuar për një mësuese të gjuhës shqipe, në mënyrë që fëmijët e saj ta mësojnë edhe shqipen.
Kjo pasi bukuroshja jeton dhe vepron prej vitesh në Turqi, ku edhe ka ndërtuar karrierën.
“Përshëndetje, për shkak të një projekti do ndodhem në Tiranë për disa muaj dhe duke përfituar nga rasti po kërkoj një mësuese për gjuhën shqipe për fëmijët e mi, sepse sua shumë që të mësojnë shqipen”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Do isha shumë mirënjohëse nëse më ndihmoni”.
Almeda është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman dhe kanë bashkë; një djalë e një vajzë.
Shiko foton: