Web Analytics
E shtunë, 26 Korrik, 2025
24.1 C
Pristina

Ambasadorët e huaj shprehin shqetësim për Kosovën: Kuvendi në rrezik të thellë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Deputetët e Kosovës nuk arritën as sot, në tentativën e 52-të të konstituojnë Kuvendin.

Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues diplomatikë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, etj si dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të tejkalojnë ndarjet politike dhe të arrijnë një zgjidhje për çështjen që po pengon funksionimin e Kuvendit.

Hargreaves gjithashtu u shpreh se Kosova do të hyjë në një territor të panjohur nëse nuk i jepet fund bllokadës politike para se të përfundoj afati kushtetues.

“Sot, përfaqësuesit diplomatikë të miqve të Kosovës vunë re dështimin e 52-të radhazi për të konstituar Kuvendin.

I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve,” ka thënë ai.

Edhe ambsadori gjerman, Jorn Rohde, ka kritikuar ashpër klasën politike, duke e quajtur situatën zhgënjyese për qytetarët e Kosovës.

“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese.

Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit, si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime,” ka thënë ai në Kuvend.

Ndërkohë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë kishin ardhur në Kuvend me shpresë për zhvillime pozitive, por mbetën të zhgënjyer.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish.

Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së,” ka thënë ai.

Me situatën aktuale, Kosova po ndeshet me sfida të mëdha.

Konstituimi i Kuvendit është një hap thelbësor për stabilitetin e vendit.

Pa një institucion funksional, qytetarët humbasin besimin te proceset demokratike.

Kjo gjithashtu ndikon në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe integrimin evropian të Kosovës.

Qeveria e re duhet të ketë prioritet për të adresuar këto probleme dhe për të rikthyer stabilitetin.

Përfundimisht, zgjidhja e kësaj situate është e domosdoshme për të ardhmen e Kosovës.

Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!

PROMO

Nga Rubrika