Ana dhe Kevin zbulojnë gjininë e foshnjës së tyre

Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, çifti i njohur nga “Big Brother VIP Kosova 3”, kanë ndarë një lajm emocionues me ndjekësit e tyre: ata do të bëhen prindër të një vajze.

Ky moment i veçantë u zbulua përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ku ata ndanë gëzimin e tyre me të gjithë. Lajmi ka shkaktuar një valë urimesh nga miqtë dhe ndjekësit e tyre, të cilët i kanë mbështetur që nga fillimi i romancës së tyre.

Zbulimi i gjinisë së foshnjës ndodhi gjatë një pushimi të tyre në Jug, ku çifti realizoi një video emocionuese për të ndarë këtë moment të rëndësishëm. Videoja ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

Përmbi videos, ata kanë shkruar një përshkrim të thjeshtë, por të fuqishëm: “Çfarë bekimi”. Kjo frazë ka pasur një jehonë të madhe, duke bërë që shumë njerëz të reagojnë me urime dhe komente pozitive.

Ky njoftim vjen vetëm pak javë pasi çifti konfirmoi publikisht shtatzëninë e Anës. Me zbulimin e gjinisë, ata po e kurorëzojnë lidhjen e tyre me një kapitull të ri, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.

Publiku ka ndjekur me interes historinë e tyre të dashurisë, dhe ky lajm ka shtuar edhe më shumë emocion dhe pritshmëri për të ardhmen e tyre si prindër.

Urime çiftit për këtë bekim të veçantë! Ne mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për ta.

Nga Rubrika