Ana dhe Kevini romancën e tyre e filluan brenda në ‘Big Brother VIP Kosova’ e që po e vazhdojnë edhe sot.
Çifti shfaqet shpesh bashkë në publik dhe në rrjetet sociale, duke reflektuar dashuri dhe lumturi.
Së fundmi Ana ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë, ajo ka marrë një dhuratë nga nëna e Kevinit, disa byzylykë të bukur, që duket se e kanë emocionuar.
Ky gjest i vogël por domethënës tregon për raportin e ngushtë që po ndërtohet mes Anës dhe familjes së Kevinit.