Antonela Berisha reagon ndaj thashethemeve për videon intime

Antonela Berisha ka dalë në mbrojtje të vetes pas spekulimeve që po qarkullojnë në rrjet rreth një videoje intime, ku disa përdorues e identifikojnë atë si personazhin kryesor. Ajo e mohon kategorikisht këtë pretendim dhe ka ndarë detaje për të sqaruar situatën.

Përmes një serie postimesh në Instagram, Berisha ka theksuar se vajza që shfaqet në videon e diskutuar nuk është ajo. Ajo ka bërë të qartë se do të japë një sqarim të vetëm për këtë çështje, duke e quajtur të papranueshme që emri i saj të lidhet me një material të tillë.

“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, shkruan Antonela.

Berisha ka vazhduar duke theksuar se ka disa dallime të dukshme mes saj dhe vajzës në video. Ajo ka përmendur se personi në pamje ka një gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme, si dhe një nishan në qafë që ajo nuk e ka.

Për të mbështetur deklaratën e saj, ajo ka publikuar një fotografi ku tregon një nishan pranë kërthizës, duke theksuar se ky detaj nuk është i pranishëm te vajza e videos. Një tjetër element i rëndësishëm që ajo ka përmendur është unaza e martesës që mban personi në pamjet e shpërndara.

“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit. Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”, shprehet ajo.

Në përfundim, Berisha ka paralajmëruar se ata që vazhdojnë ta identifikojnë atë si vajzën e videos do të mbajnë përgjegjësi për pretendimet e tyre. Ajo ka përfunduar reagimin e saj duke kundërshtuar shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqimin e individëve dhe përdorimin e jetës private për qëllime të turpshme.

Nga Rubrika