Antoneta sqaroi marrëdhënien me Akilin: Nuk ka vend për romancë

Akili, një nga banorët e Big Brother VIP Kosova 5, ka shprehur hapur interesin e tij për Antonetën, por ajo ka qenë e qartë në qëndrimin e saj. Antoneta ka theksuar se marrëdhënia mes tyre nuk është romantike dhe se ajo nuk po krijon lidhje të tilla brenda shtëpisë.

Gjatë një bisede të fundit, Antoneta e bëri të qartë se nuk ka asnjë qëllim për të zhvilluar njohje romantike me Akilin. Ajo e sheh atë si një banor të zakonshëm, pa ndonjë dallim të veçantë nga të tjerët.

“Nuk jam duke u njohur me asnjë njeri. Nuk jemi në asnjë njohje e sipër. Këtu ka njohje si me gjithë lojtarët e tjerë. Mu nuk më kërkon llogari dot ti… Nuk kam ardhur unë që të bëj Romeo dhe Zhulietë këtu”, ka thënë Antoneta, duke shprehur qartë qëndrimin e saj.

Reagimi i Akilit ndaj fjalëve të Antonetës ka qenë i menjëhershëm. Ai i ka thënë asaj: “T’ma kishe thënë kaherë këtë…”, duke lënë të kuptohet se ai kishte pritur një përgjigje më të qartë më herët.

Nga Rubrika