Ngjarja e fundit e transmetuar në formatin “Ferma VIP”, ku Ola përdori një fjalor të rëndë dhe ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani, ka shkaktuar një valë reagimesh të shumta, duke përfshirë edhe personazhe të njohur të ekranit që janë pozicionuar në krah të drejtueses së programit.
Së fundmi, në mbështetje të moderatores ka dalë edhe këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka ndarë një mesazh të prerë, i cili është perceptuar gjerësisht si një reagim i ashpër dhe i drejtpërdrejtë ndaj veprimit të konkurrentes.
Në postimin e saj në Instastory, Peristeri shkruan:
“LEXOVA DIKU: KUR OFENDIMI TE VJEN NGA BALTA NUK TE BEN PIS! DITE TE MBARE🤍“.
Ky reagim i këngëtares i shtohet radhës së personazheve publikë që kanë dënuar gjuhën e përdorur në spektakël, duke theksuar përmes kësaj metafore se ofendimet me nivel të ulët nuk mund të cenojnë figurën apo imazhin e moderatores.
