Anxhela Peristeri zbulon lidhjen e saj të fshehtë: Një histori dashurie që mbetet jashtë vëmendjes mediatike

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë një zbulim të papritur për fansat e saj, duke ndarë detaje rreth një lidhjeje dashurie që ka mbajtur të fshehtë për shumë vite.

Gjatë një interviste në emisionin “Uëtëfë Show” në Andale Media, Anxhela u përgjigj pa hezitim kur u pyet nëse është e dashuruar, duke thënë: “Po jam”. Kjo deklaratë ka rikthyer vëmendjen te jeta e saj private, e cila ka qenë gjithmonë një mister për publikun.

Ajo zbuloi se lidhja e saj zgjat disa vite, por theksoi se ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së mediave. “Unë për jetën private nuk kam folur dhe nuk do të flas sot. Kam preferuar gjithmonë ta mbaj të tillë dhe, me sa duket, formula ecën”, shpjegoi ajo.

Anxhela theksoi se është e rëndësishme të respektohet dëshira e partnerit për të mbajtur gjërat private. “Varet edhe nga partneri, nëse do apo nuk do të jetë një person publik”, shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është e fortë dhe e qëndrueshme.

Megjithatë, ajo sqaroi se lidhja e saj nuk është e fshehtë, pasi ata dalin shpesh së bashku dhe frekuentojnë ambiente të ndryshme. “Nuk fshihemi, dalim shumë hapur. Nuk e bëj publike në rrjetet sociale. Ai nuk ka fare rrjete sociale”, tregoi Anxhela, duke zbuluar se partneri i saj është shqiptar.

Kur biseda kaloi te mundësia e martesës, Anxhela shprehu se aktualisht nuk e sheh veten në një hap të tillë. “Nuk besoj se do të bëj dasmë ndonjëherë. Por kurrë mos thuaj kurrë. Për momentin, mendoj se nuk do të bëj”, përfundoi ajo, duke lënë hapur mundësinë për të ardhmen.

Nga Rubrika