Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndezur rrjetin me një postim të papritur, ku me humor dhe vetëbesim shkruan:
“Po postoj një herë për t’ju kujtuar se jam ende atraktive hahaha”.
Ky reagim i saj ka bërë menjëherë bujë, pasi shihet si një thumb i qartë ndaj ish-partnerit të saj, reperit Fero.
Pas ndarjes dhe situatave të shumta që kanë kaluar, Arbenita duket se po e shijon lirinë e saj duke treguar se është më e fortë dhe më tërheqëse se kurrë.
Ajo shpesh komentohet për bukurinë dhe sharmin e saj, por kësaj here një fjali e vetme mjaftoi që të kthejë vëmendjen e mediave dhe publikut drejt saj.
Postimi “Jam ende atraktive” duket se është një mesazh i qartë që Arbenita nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i saj, përkundrazi po shkëlqen edhe më shumë pas ndarjes me Fero-n.