Kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po bie gjithnjë e më shumë në sy.
I pyetur nga gazetari Bledi Mane lidhur me transformimin e dukshëm të Monika Kryemadhit – e cila shfaqet larg profilit të ashpër politik dhe akuzave partiake, duke ardhur më “qytetare” dhe e qeshur – Arbër Hajdari ka dhënë një përgjigje surprizuese.
Arbri ka pranuar se edhe për të, ky version i Monikës ishte i papritur.
“Është e vërtetë kjo që the.
Edhe në fakt as unë nuk e kam pritur që të ishte në këtë mënyrë,” – u shpreh ai, duke konfirmuar se paragjykimet e fillimit kanë rënë.
Sipas Arbrit, çelësi i këtij ndryshimi qëndron te natyra e saj e vërtetë, të cilën ai ka pasur mundësi ta njohë në prapaskenë.
“Mua Monika më është dukur shumë njerëzore.
Ne aty kemi kohë edhe jashtë kamerave të rrimë me njëri-tjetrin, të flasim, të diskutojmë, edhe më pëlqen që Monika është treguar jo vetëm njerëzore, por edhe pa komplekse,” – tha Arbri.
Në fund, ai ia dedikoi këtë ndryshim pozitiv jo vetëm vetes, por të gjithë atmosferës së formatit.
“Energjia nuk është vetëm e imja, por e gjithë grupit që drejton BBVIP i ka dhënë energji pozitive dhe ajo ka gjetur veten,” – përfundoi ai.
