Web Analytics

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Botuar nga: InfoKosova

Bashkatdhetarë të shumtë tashmë kanë arritur në Kosovë për të festuar festat e fundvitit.

Për ditë të tëra vendkalimet kufitare kanë qenë të ngarkuara, ku bashkatdhetarët janë detyruar të presin deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Kolona më të gjata u krijuan në pikat kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, Jarinjë dhe Merdar.

Megjithatë, tashmë gjendja në vendkalimet kufitare raportohet të jetë e qetë dhe nuk raportohet për kolona.

Të dhënat e fundit të publikuar në ora (08:00) nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se hyrja dhe dalja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta./Telegrafi/

Të FUNDIT