Arian Agushi ka kaluar një ditë të veçantë së bashku me tre fëmijët e tij, duke vizituar Gllogjanin.
Artisti ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, duke treguar respektin dhe nderimin për të rënët.
Përmes këtij momenti, ai duket se ka dashur t’ua përcjellë edhe fëmijëve rëndësinë e kujtesës dhe sakrificës së dëshmorëve.
Fotografia e publikuar nga Arian Agushi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale duke deshmuar se po i rrit fëmijët duke mos e harruar sakrificen e të parëve.
