Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Arjola Demiri, ka bërë një reagim të fortë ndaj konkurrentit të BBVA 5, Mateo Borri, pas disa deklaratave të tij për Brikenën.
Ky reagim erdhi pas publikimit të një videoje nga Arjola në InstaStory, ku Mateo shprehej për marrëdhënien e tij me Brikenën, duke sugjeruar se ata kishin pasur një njohje edhe jashtë shtëpisë.
Kjo situatë ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga aktorja, e cila nuk ka nguruar të shprehë mendimin e saj.
Arjola e akuzon Mateo se fama e tij në këtë edicion të BBVA është e lidhur ngushtë me raportin e tij të kaluar me Brikenën.
Ajo thekson se ai ka përfituar nga një marrëdhënie e vdekur për të tërhequr vëmendjen e publikut.
“@itsbriki go girl. Burrat e sotshëm, pika!! Vëmendjen në këtë BBVA e more vetëm si ish-i i saj, jo si Mateo.
Ke përfituar nga një raport i vdekur, i harruar, për t’u bërë i famshëm. Pikë”, shkruan Arjola në mesazhin e saj.
Ajo vazhdon duke e kritikuar Mateo për mënyrën se si ka hyrë në shtëpi, duke e quajtur atë një “ish” dhe duke e akuzuar se e ka hedhur poshtë Brikenën gjatë spektaklit, për t’u fshehur më pas pas fjalëve të të tjerëve.
“Hyre si ish, e hodhe poshtë në prime dhe pastaj u fshehe pas fjalëve të të tjerëve. Dakord, u dëgjove qartë mbrëmë.
Sot prapë”, shkruan Arjola, duke e theksuar se Mateo nuk ka një identitet të fortë në këtë edicion.
Arjola gjithashtu thekson se Brikena nuk ka nevojë të identifikohet përmes Mateos, duke nënvizuar se heshtja e saj është më domethënëse se çdo deklaratë publike.
Ajo e përshkruan këtë situatë si një mënyrë për të treguar forcën e saj.
“Ajo nuk do të njihet nëpërmjet teje.
Nuk ka nevojë ta thotë me zë të lartë, mjafton që nuk të dëgjon më. Sepse flet pa zë dhe pa figurë”, përfundon Arjola, duke lënë të kuptohet se ajo mbështet Brikenën në këtë situatë.
