Artan Kola nxori keq produksionin: Kush ma ndërroi biletën e fatit, sillmani ose nuk largohem nga studio

Artan Kola ka qenë banori i radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5, duke ngjallur debate të forta rreth drejtësisë së produksionit.

Kur hyri në shtëpi, ai kishte një biletë fati që e ndihmoi të kalonte disa sfida, por gjatë rrugëtimit, ai vendosi ta hapte atë, një veprim që u vërejt nga produksioni.

Kjo situatë filloi të krijonte dyshime mbi integritetin e lojës.

Pas daljes nga shtëpia, Kola shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si ishte trajtuar, duke thënë se biletën e kishte të mbyllur, duke lënë të kuptohet se kishte ndodhur një manipulim.

Ai e quajti këtë një padrejtësi të madhe.

“Kush ma ndërroi biletën e fatit, sillmani këtu ose nuk largohem nga studio!” theksoi ish-konkurrenti, duke kërkuar llogari nga produksioni.

Kjo deklaratë e tij ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ledion Liço, moderator i spektaklit, u përpoq të sqaronte situatën, duke i shpjeguar Artanit se çfarë ndodhi me biletën e tij.

Ai theksoi se çdo vendim merret në përputhje me rregullat e lojës, por Kola mbeti i pakënaqur.

Në bisedë u përfshinë edhe opinionistët Arbëri dhe Monika, të cilët përpiqeshin të qetësonin situatën dhe të sqarojnë Artanin për rregullat e produksionit.

Megjithatë, tensioni mbeti i pranishëm.

Ky incident ka hapur një debat më të gjerë mbi transparencën dhe drejtësinë në reality show-t, duke e bërë publikun të pyesë: A është Big Brother një lojë e ndershme, apo një skenar i mirëorganizuar? Kjo situatë do të vazhdojë të diskutohet në episodet e ardhshme.

Nga Rubrika