Blue Ivy bëri debutimin e saj në Met Gala të hënën dhe, vetëm 14 vjeçe, ajo i mahniti të gjithë të pranishmit.
Vajza e madhe e Beyonce dhe Jay Z u shfaq në tapetin e famshëm përpara Muzeut Metropolitan të Artit me një fustan të bardhë Balenciaga, por ajo tërhoqi më shumë vëmendjen për refuzimin e saj sfidues për të hequr syzet e diellit, shkruan Daily Mail.
Në videon që është përhapur në internet, Blue shihet fillimisht duke pozuar me nënën e saj, dhe më pas publicistja e Beyonces, Yvette Noel-Schure, i afrohet me nxitim dhe i bën shenjë të heqë syzet.
Shoqja e familjes prej kohësh i drejtohet Beyonces, duke i kërkuar t’i tregonte vajzës së saj, pas së cilës përfshihet stilisti Ty Hunter dhe më në fund vetë Jay Z.
Megjithatë, 14-vjeçarja i hodhi poshtë udhëzimet e tyre, duke treguar se do t’i hiqte syzet vetëm kur të arrinte në majë të shkallëve. /Klankosova