Granit Cana, ish-banor i Big Brother VIP Albania 1, ka ndarë një histori prekëse që tregon për sfidat e tij shëndetësore, të cilat vazhdojnë pa një diagnozë të saktë për vite me radhë.
Modeli i njohur ka zbuluar se përjeton humbje të papritura të fokusit dhe vëmendjes, ndërsa shikimi i tij shpesh turbullohet, duke krijuar një ndjesi si mjegull para syve.
Ai shprehet se lutet çdo ditë për të zbuluar se çfarë e shqetëson, në mënyrë që të mund të marrë trajtimin e duhur dhe të rikthehet në normalitet.
Në një rrëfim të tij në TikTok, Graniti ka reflektuar mbi të kaluarën, duke e parë këtë periudhë si një sprovë të madhe dhe duke u përpjekur të kuptojë jetën që ka jetuar deri tani.
Emocionalisht, situata është bërë edhe më e rëndë. Ai ka treguar se ka pasur momente kur është mbyllur në dhomë dhe ka qarë, duke u përpjekur të fshehë dhimbjen nga nëna e tij, por tani ndjen se nuk mund të vazhdojë më kështu.
Periudha më e vështirë për Granitin ka qenë pas përfundimit të Big Brother-it, kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ai kaloi në një depresion të thellë, duke u izoluar nga bota për ditë të tëra.
Sot, ai po e ndan publikisht këtë betejë, duke shpresuar se do të gjejë një diagnozë që e ka kërkuar për kaq shumë vite, dhe që ndihma e duhur do të vijë në fund të kësaj sfide të gjatë. /Prive By Liberta Spahiu